Foto: Trump ua ndalon hyrjen në Shtëpinë e Bardhë CNN-së dhe Politicos

Trump ua ndalon hyrjen në Shtëpinë e Bardhë CNN-së dhe Politicos

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se CNN, MS NOW dhe Politico nuk do të lejohen më në Shtëpinë e Bardhë, duke i akuzuar këto media për publikimin e asaj që ai e cilësoi si “lajme të rreme” për administratën e tij.

Njoftimi u bë të premten përmes një postimi të Trumpit në rrjetin e tij social, Truth Social. Sipas njoftimit, masa hyn në fuqi menjëherë, ndërsa presidenti amerikan paralajmëroi se mund të përfshihen edhe media të tjera.

Megjithatë, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme se si do të zbatohet vendimi, përfshirë nëse do të prekë akreditimet e gazetarëve apo pjesëmarrjen e tyre në konferencat dhe aktivitetet e Shtëpisë së Bardhë.