Trumpi: Houthit më kontaktuan, nuk duan të luftojnë me SHBA-në
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Houthit kanë kontaktuar me palën amerikane dhe nuk duan të përballen ushtarakisht me Shtetet e Bashkuara.
Trump foli për zhvillimet e fundit në Jemen dhe aktivitetin e Houthive, të cilët mbështeten nga Irani. Sipas tij, kontakti nga ana e Houthive lidhet me gatishmërinë e tyre për të shmangur një përplasje me SHBA-në.
“Houthit na telefonuan dhe nuk donin të luftonin me ne. Na njoftuan… Ata nuk duan që unë t’i ndjek, nuk duan që ne t’i ndjekim”, deklaroi Trumpi.