Çmimi maksimal i naftës në Kosovë bie në 1.71 euro për litër
Çmimi maksimal i lejuar i naftës në Kosovë është ulur sot me tre centë për litër, krahasuar me një ditë më parë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), nafta tani kushton maksimalisht 1.71 euro për litër.
Një ditë më parë, çmimi maksimal i lejuar i naftës ishte 1.74 euro për litër. Ndryshimi i ri përcakton kufirin maksimal të çmimit që mund të aplikohet për këtë produkt.
Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar i benzinës ka mbetur i pandryshuar në 1.53 euro për litër, ndërsa gazi vazhdon të kushtojë 0.63 euro për litër. Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00.