Vazhdon në Prishtinë gjykimi ndaj Millorad Gjokoviqit për krime lufte
Ka vazhduar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë gjykimi ndaj Millorad Gjokoviqit, i akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Seanca po zhvillohet në Departamentin Special, me trupin gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Donikë Shala Avdyli. Rasti lidhet me akuzat për vrasje, torturë dhe dëbim të civilëve shqiptarë.
Gjokoviqi është sjellë në sallën e gjykimit, ndërsa gjatë seancës pritet të dëgjohet një dëshmitar. Procesi ndaj tij po vazhdon në kuadër të procedurave gjyqësore për akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.