Foto: E rëndë në Shkup: Lirim Hajredini, drejtori operativ i Alsat, gjendet i vdekur

E rëndë në Shkup: Lirim Hajredini, drejtori operativ i Alsat, gjendet i vdekur

Mëngjesin e 13 gushtit, Lirim Hajredini, drejtori operativ i televizionit Alsat, u gjet i vdekur pranë qendrës tregtare Mavrovka në Shkup. Ngjarja është konfirmuar në raporte paraprake dhe hetimet për rrethanat e vdekjes vazhdojnë.

Sipas denoncimit të pranuar në polici, rreth orës 09:25, SPB Shkup njoftoi se para një ndërtese në bulevardin Krste Misirkov ishte gjetur një person me lëndime. Në vendngjarje dolën zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet mbi rrethanat që shkaktuan lëndimet dhe vdekjen; deri më tani nuk është publikuar një përfundim zyrtar për mënyrën se si u shkaktuan dëmtimet. SPB Shkup konfirmon pranimin e denoncimit dhe thotë se procedurat hetimore janë në zhvillim, ndërsa priten detaje të mëtejshme.