Foto: “Më ka thirrë edhe dje”: vëllai i Jakup Krasniqit në protestë

“Më ka thirrë edhe dje”: vëllai i Jakup Krasniqit në protestë

Protesta e thirrur nga OVL-UÇK-ja po zhvillohet sot në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e katërshes së UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim.

Në mesin e protestuesve është edhe njëri nga vëllezërit e Jakup Krasniqit. Pavarësisht se është në moshë të shtyrë dhe në dhimbje, ai ka vendosur të jetë i pranishëm në protestë.

“Më ka thirrë edhe dje, mirë po ndjehet”, ka thënë ai për bisedën e fundit me Jakup Krasniqin, duke shtuar se prania e tij në protestë është një formë përkrahjeje.