Vëllai i Thaçit: Zor se lindin më burra si Hashimi, Jakupi, Rexha e Kadriu
Gani Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka folur për përjetimin e familjes gjatë paraburgimit të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai tha se familja e ka përjetuar rëndë arrestimin e tyre.
Sipas Gani Thaçit, kjo përvojë nuk lidhet vetëm me Hashim Thaçin, por edhe me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Ai tha se këta të fundit kanë sakrifikuar për çlirimin e Kosovës.
“Zor që lindin më burra si Hashimi, Jakupi, Rexha e Kadriu”, tha Gani Thaçi, duke shprehur pritjen e familjes për lirimin e të gjithëve.