Foto: Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, ja pasuria e deklaruar

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, ja pasuria e deklaruar

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, është nën hetim nga SPAK dhe përballet me masën e arrestit në shtëpi. Në deklarimin e pasurisë, ajo ka paraqitur një llogari kursimi me vlerë 1,896,831.38 lekë.

Pasuria e deklaruar është dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në kuadër të detyrimit ligjor për deklarimin e pasurisë, të ardhurave dhe shpenzimeve nga zyrtarët publikë.