Foto: Zjarret në Shkodër: ndërhyhet në tri vatra

Zjarret në Shkodër: ndërhyhet në tri vatra

Zjarret në Qarkun Shkodër vijojnë; në tre vatra po ndërhyhet për izolim dhe shuarje. Situata paraqitet nën kontroll.

Strukturat e mbrojtjes civile dhe shërbimet zjarrfikëse po vijojnë operacionet në terren për izolimin dhe shuarjen përfundimtare të vatrave.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në koordinim me strukturat përgjegjëse, po monitoron në mënyrë të vazhdueshme situatën në të gjithë territorin.

Vatrat vijojnë të jenë aktive në disa zona, ndërsa punimet për fikjen përfundimtare dhe kontrollin e terrenit vazhdojnë.

Operacioni i shuarjes dhe vëzhgimi i territorit vazhdojnë, sipas njoftimeve të institucioneve përgjegjëse.