ZPS kërkon gjashtë vjet shtesë burg për Hashim Thaçin
Prokuroria e Specializuar e Hagës ka kërkuar që Hashim Thaçit të mos i llogaritet koha e kaluar në paraburgim në kuadër të çështjes për pengim të drejtësisë. Në të njëjtën çështje, ZPS-ja ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Thaçin.
Kërkesa lidhet me mënyrën se si duhet të llogaritet koha e paraburgimit në dosjen për pengimin e drejtësisë. ZPS-ja kërkon që kjo kohë të mos zbritet nga dënimi i kësaj çështjeje.
Në dosjen finale të saj në çështjen “12”, Prokuroria argumenton se koha e kaluar në paraburgim duhet t’i llogaritet vetëm dënimit në çështjen “06”, në të cilën Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim.