Foto: 21 kilometra vrapim në Gjakovë me një mesazh për Hagën

21 kilometra vrapim në Gjakovë me një mesazh për Hagën

Edicioni i katërt i “Gjakova Trail” këtë të diel u shndërrua edhe në një aktivitet me mesazh për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në garë morën pjesë vrapues nga trojet shqiptare, të cilët garuan në distancat 12 dhe 21 kilometra. Mes tyre ishte edhe Nexhat Hajdari, bashkë me anëtarë të Klubit “Gërmia 555”.

Vrapimi në shtigjet e Gjakovës u zhvillua përtej garës sportive, duke përcjellë një mesazh kujtese dhe mbështetjeje për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.