Foto: 3,775 raste të reja kanceri në Kosovë gjatë vitit 2025

3,775 raste të reja kanceri në Kosovë gjatë vitit 2025

Gjatë vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Tumoret malinje të organeve të tretjes rezultuan të jenë lloji i kancerit me numrin më të madh të rasteve të reja.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 1,927 janë regjistruar te gratë, ndërsa 1,848 te burrat. Të dhënat paraqesin pasqyrën e rasteve të reja të raportuara gjatë gjithë vitit 2025.

Grupmosha 65 deri në 69 vjeç u prek më së shumti nga sëmundjet malinje dhe beninje. Shifrat tregojnë se tumoret malinje të organeve të tretjes kryesuan rastet e reja të kancerit në Kosovë gjatë këtij viti.