Aksident i rëndë në dalje të Prizrenit, makina me targa të huaja në mur
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në dalje të Prizrenit, në aksin rrugor që çon drejt Kukësit. Një automjet me targa të huaja u përplas me një kamionçinë, dhe pas goditjes automjeti doli nga rruga dhe përfundoi në murin rrethues të një servisi automjetesh. Si pasojë, dy persona që ndodheshin në automjet mbetën të lënduar dhe u dërguan me ambulancë në Urgjencën e Prizrenit për trajtim mjekësor.
Një punonjës i servisit, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes, ka treguar se përplasja ndodhi brenda pak sekondash dhe ishte tejet e fuqishme.
Detaje të tjera rreth gjendjes së të lënduarve dhe shkaqeve të aksidentit pritet t’i bëjnë të ditura autoritetet.