Edon Zhegrova rrethohet nga tifozët, ndërhyn sigurimi në fushë
Edon Zhegrova u rrethua nga tifozët menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Juventusit ndaj ekipit U23, ku skuadra fitoi 2-0. Situata ndodhi teksa futbollisti po largohej drejt dhomave të zhveshjes bashkë me bashkëlojtarët.
Fusha u mbush me tifozë që iu afruan lojtarëve dhe disa tentuan t’i merrnin fanellën Zhegrovës, sipas raportimeve. Për shkak të grumbullimit të madh rreth futbollistit, sigurimi ndërhyri dhe e shoqëroi atë jashtë turmës.
Pamjet e momentit, që janë publikuar në rrjetet sociale, tregojnë ndërhyrjen e sigurimit dhe momentet kur tifozët përpiqeshin të afrohen te Zhegrova.