Familja nga Kosova dhe dy mjekë akuzohen për mashtrim me sigurime në Gjermani
Një familje me origjinë nga Kosova dhe dy mjekë akuzohen në Gjermani për përfitimin e qindra mijëra eurove përmes një skeme mashtrimi me fondet e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore.
Familja, e cila menaxhonte disa ndërmarrje në sektorin e ndërtimit, është vënë në shënjestër të drejtësisë gjermane lidhur me këtë rast. Akuzat lidhen me përfitime të dyshuara të paligjshme nga fondet e sigurimeve.
Sipas dyshimeve të ngritura nga organet e hetimit, skema funksiononte përmes pajisjes së punëtorëve me vërtetime të rreme mjekësore për paaftësi në punë. Përmes këtyre dokumenteve, punëtorët paraqiteshin si të paaftë për të punuar, ndërsa rasti tashmë është pjesë e hetimeve në Gjermani.