Foto: Inspektohen QPS-të në Pejë e Gjilan pas rasteve fatale

Inspektohen QPS-të në Pejë e Gjilan pas rasteve fatale

Veprimet e Qendrave për Punë Sociale në Pejë dhe Gjilan po inspektohen pas rasteve të rënda që përfunduan me viktima. Raportet pritet të sqarojnë përfundimet e këtij procesi institucional.

Ministri për Punë dhe Familje, Andin Hoti, ka deklaruar se raportet ende nuk janë përfunduar. Sipas tij, procesi i inspektimit vazhdon dhe dokumentet përfundimtare nuk janë bërë ende të ditura.

Hoti ka sqaruar se ndërmarrja e masave disiplinore ndaj zyrtarëve, nëse ato bëhen të nevojshme, u takon komunave. Kjo do të përcaktohet pas përfundimit të raporteve për veprimet e QPS-ve në Pejë dhe Gjilan.