Kurti mbërrin në Kuvend për takim me Abdixhikun: synimi është të ecim përpara drejt konstituimit të institucioneve
Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër në detyrë, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për t’u takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku. Para takimit, Kurti deklaroi se synimi është të ecim përpara drejt konstituimit të institucioneve.
Takimi zhvillohet si pjesë e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje politike që të mundësojë konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit.
Kurti tha se diskutimi duhet të zhvillohet me mirëbesim dhe në një atmosferë pozitive, me qëllim që të gjendet një rrugë të përbashkët përpara drejt konstituimit të institucioneve.