Foto: Kurti pas takimit me Abdixhikun: E pashë vullnetin e LDK-së për të sjellë president

Kurti pas takimit me Abdixhikun: E pashë vullnetin e LDK-së për të sjellë president

Pas një takimi që zgjati mbi dy orë e gjysmë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryeministri në detyrë Albin Kurti deklaroi se ka parë vullnet të qartë nga LDK-ja që vendit t’i sjellin një president të ri pa nevojën për zgjedhje të reja.

Kurti tha se bisedimet zhvilloheshin në një atmosferë konstruktive dhe se gjatë takimit u diskutuam hollësisht kriteret dhe standardet që duhet t’i përmbushë figura presidenciale, duke përfshirë vlerat, meritat dhe kontributet në shoqëri.

Ai shtoi se është i gatshëm të zhvillojë takime edhe me liderë të PDK-së dhe Aleancës, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët për zgjedhjen e presidentit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha pas takimit se palët janë pajtuar për kriteret dhe se tani pritet të vijnë emrat që do të konsiderohen për postin e presidentit.