Foto: PDK paralajmëron protesta masive pas gjashtë ditësh bllokade të hyrjes së Qeverisë

PDK paralajmëron protesta masive pas gjashtë ditësh bllokade të hyrjes së Qeverisë

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar për të gjashtën ditë radhazi aksionin e tyre duke bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës; PDK paralajmëron protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve.

Të enjten aksionit i janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, si dhe drejtues e asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë, të cilët kërkuan kthimin e procesit në Kuvend dhe konstituimin e institucioneve.

Asamblistja e PDK-së nga Vushtrria, Vlera Tahiri, tha se qytetarët kanë nevojë për investime dhe projekte zhvillimore dhe se për këtë nevojiten institucione funksionale.

PDK përsëriti parimin e saj të protestës me thirrjen “S’ do të ndalemi” dhe kërkoi që procesi të rikthehet në Kuvend për ta përfunduar konstituimin e institucioneve.