Foto: Koalicioni Shqiptar fiton 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar

Koalicioni Shqiptar fiton 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar

Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të mbajtura në Serbi. Sipas rezultateve preliminare, lista me numër 3 ka marrë 4.769 vota dhe ka siguruar 10 nga gjithsej 29 mandatet.

Rezultatet janë bërë të ditura nga Shaip Kamberi, i cili ka falënderuar qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për pjesëmarrjen në votime dhe për besimin e dhënë ndaj koalicionit.

Kamberi ka njoftuar gjithashtu se do të nisin menjëherë bisedimet me listat e tjera, me synimin për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Sipas njoftimit, Këshilli ka për detyrë të përfaqësojë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të angazhohet për arsimin dhe librin në gjuhën shqipe, kulturën dhe përdorimin e shqipes në institucione.