Foto: PDK kërkon hetim për vdekjet e punëtorëve në KEK: kush mban përgjegjësi?

PDK kërkon hetim për vdekjet e punëtorëve në KEK: kush mban përgjegjësi?

PDK ka kërkuar hetim të menjëhershëm pas vdekjes së punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Arbenit Ahmeti, duke theksuar se brenda tri ditësh dy punëtorë të KEK-ut kanë humbur jetën.

Vdekja e Ahmetit raportohet të ketë ndodhur pas kontaktit me tensionin elektrik, ngjarje që ka nxitur reagime nga përfaqësues të partive politike dhe kërkesa për sqarime rreth masave të sigurisë në vendet e punës.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kërkuar një hetim të plotë, serioz dhe të menjëhershëm për çdo rast, duke vënë theksin te kushtet e punës, masat e sigurisë dhe përgjegjësia institucionale. Ajo thekson se siguria e punëtorëve duhet të jetë mbi gjithçka.

Edhe deputetja Ganimete Musliu ka ngritur pyetje për sigurinë në KEK dhe kërkon sqarime të mëtejshme lidhur me rrethanat e këtyre ngjarjeve.