Nafta shtrenjtohet për të katërtën ditë, sot shitet deri në 1.79 €/l
Nafta shtrenjtohet për të katërtën ditë radhazi dhe çmimi maksimal sot ka arritur 1.79 euro për litër. Sipas çmimeve maksimale të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ndryshimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 më 21 gusht 2026.
Sipas MINTI, për sot çmimet maksimale janë: nafta 1.79 euro për litër, benzina 1.52 euro për litër dhe gazi 0.62 euro për litër.
Në katër ditët e fundit çmimi maksimal i naftës është rritur ditë pas dite, nga 1.75 euro në 1.79 euro për litër, një rritje që po ndikon në koston e transportit dhe po rëndon xhepat e qytetarëve, veçanërisht të atyre që përdorin automjetet çdo ditë.