OVL e UÇK-së mbështet që Hashim Thaçi të zgjidhet president pas kthimit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se mbështet propozimin e ish-komandantit dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj që Hashim Thaçi, sapo të kthehet në Kosovë, të rimarrë mandatin nga Kuvendi dhe të zgjidhet president i vendit. OVL e UÇK-së e vlerëson këtë propozim si me “peshë kombëtare dhe institucionale”.
Në reagim, organizata thekson se roli i Thaçit në luftën çlirimtare dhe më pas në proceset shtetformuese përbën, sipas saj, një garanci për ecjen përpara të Kosovës dhe se kthimi i tij duhet të bëhet me dinjitet institucional dhe përmes zgjidhjeve ligjore.
OVL e UÇK-së shton se propozimi i Haradinajt i shërben frymës unifikuese në vend dhe u bën thirrje institucioneve dhe forcave politike ta shqyrtojnë seriozisht, përtej ndasive partiake.
Në reagim organizata paralajmëron që kthimi i Thaçit të mos lejojë që të krijohet një vakuum institucional që ta mbajë vendin peng dhe kërkon trajtim dinjitoz dhe ligjor të kësaj çështjeje nga institucionet përkatëse.