Aksident në Pejë, një person i lënduar dërgohet në spital
Një aksident mes një veture dhe një motoçiklete ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë; si pasojë një person u lëndua dhe u dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai tha se Policia u njoftua rreth orës 15:20; në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Si pasojë, një person me lëndime trupore u dërgua për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, sipas njoftimit të zyrtarit policor.