Tragjedi në Bardhosh: 56-vjeçarja vdes pas rënies në bunar
Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e së shtunës në Bardhosh të Prishtinës, kur Fiknete Selmani, 56 vjeçe, ra në një bunar në oborrin e shtëpisë dhe humbi jetën. Zjarrfikësit intervenuan për ta nxjerrë nga bunari, por mjekët e emergjencës konstatuan vdekjen në vend.
Ngjarja raportohet se ndodhi rreth orës 15:20 më 22 gusht, çka aktivizoi menjëherë Policinë, Zjarrfikësit dhe ekipet e Emergjencës. Pas disa minutash ndërhyrje, zjarrfikësit arritën të nxirrnin trupin nga bunari, por për viktimën ishte tepër vonë.
Në veprimet e para hetimore, policia ka intervistuar bashkëshortin e viktimës dhe një familjar tjetër për të siguruar informacione mbi rrethanat që mund t’i kenë paraprirë ngjarjes. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe hetimet vazhdojnë.