Foto: “Sot humba një vëlla”, kolegu kujton policin Altin Kryeziu

“Sot humba një vëlla”, kolegu kujton policin Altin Kryeziu

Vdekja e zyrtarit policor Altin Kryeziu ka sjellë reagime të shumta nga kolegët dhe miqtë e tij, të cilët po e kujtojnë për përkushtimin dhe marrëdhënien e afërt që kishin me të.

Një reagim emocional ka ardhur nga kolegu i tij, ArLind Limaj. Ai tha se me Kryeziun nuk humbi vetëm një koleg, por një person që e konsideronte si vëlla.

“Nuk humba vetëm një koleg, unë sot humba një vëlla timin që ndanim 8 orë së bashku, bisedonim për të kaluarën e bënim plane për të ardhmen”, shkroi Limaj.

Limaj e kujtoi Altin Kryeziun edhe për përkushtimin e tij ndaj Kosovës dhe shërbimin në Policinë e Kosovës. Në mesazhin e tij lamtumirës, ai e përshkroi Kryeziun si një person që i shërbeu vendit me krenari.