Vdes polici Altin Kryeziu pas lëndimeve të marra në aksident në Malishevë
Zyrtari policor Altin Kryeziu ka ndërruar jetë të dielën në QKUK, pas lëndimeve të marra ditë më parë në një aksident në Malishevë. Pas vdekjes së tij ka reaguar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla e ka përshkruar Kryeziun si pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës, të përkushtuar ndaj detyrës dhe sigurisë së qytetarëve. Ai ka shprehur ngushëllime për familjen Kryeziu, kolegët e policit dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
Ministri në detyrë e ka cilësuar humbjen të rëndë për familjen e Kryeziut dhe për Policinë e Kosovës.