Foto: 260 aksidente me mjete me dy rrota në pesë muaj, pesë me fatalitet

260 aksidente me mjete me dy rrota në pesë muaj, pesë me fatalitet

Numri i aksidenteve ku janë përfshirë mjete me dy rrota ka arritur në 993 gjatë vitit 2025 dhe pesë muajve të parë të vitit 2026, ndërsa 17 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Vetëm gjatë vitit 2025 janë regjistruar 733 aksidente me mjete me dy rrota. Sipas të dhënave të Policisë, 12 prej këtyre rasteve kanë përfunduar me fatalitet.

Nga janari deri në maj të vitit 2026 janë evidentuar edhe 260 aksidente të tjera të kësaj natyre. Pesë prej tyre kanë përfunduar me fatalitet, duke e çuar në 17 numrin e përgjithshëm të rasteve fatale në periudhën e përfshirë në statistika.