Foto: Ymeri: 73 milionë euro për thëngjill, energjia nuk sigurohet as për tre muaj

Ymeri: 73 milionë euro për thëngjill, energjia nuk sigurohet as për tre muaj

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka deklaruar se 73 milionë euro të dhëna për thëngjill nuk mjaftojnë për të siguruar energjinë e nevojshme për Kosovën as për tre muaj.

Ymeri foli për blerjen e thëngjillit në Kosovë dhe për transaksionin me një biznes që e ka vendin e origjinës në Maqedoninë e Veriut.

Sipas saj, fakti që transaksioni kryhet me një biznes nga ky shtet nuk do të thotë se energjia është gjeneruar atje. Ajo sqaroi se Kosova nuk blen energji elektrike nga Maqedonia e Veriut ose energji të prodhuar në atë shtet.

Ymeri i bëri këto deklarata në një podcast, ku foli edhe për shumën e ndarë për thëngjill dhe kohëzgjatjen e furnizimit energjetik që, sipas saj, mund të mbulohet nga kjo shumë.