Foto: Altin Kryeziu varroset sot në Malishevë pas aksidentit fatal

Altin Kryeziu varroset sot në Malishevë pas aksidentit fatal

Altin Kryeziu, zyrtar policor nga Bubaveci i Malishevës, do të varroset sot pasi ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas plagëve të marra në një aksident trafiku.

Familjarët, miqtë, kolegët dhe qytetarë të shumtë pritet t’i japin lamtumirën e fundit Kryeziut. Ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e fshatit Bubavec, duke filluar nga ora 17:00.

Kryeziu ishte goditur nga një veturë disa ditë më parë në Malishevë, derisa po kryente detyrën zyrtare. Pas trajtimit mjekësor në QKUK, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të pësuara.