Gruaja shtatzënë humb jetën, i plagosuri nga Malisheva në gjendje kritike
Një grua shtatzënë ka humbur jetën në Qendrën Emergjente të QKUK-së, ndërsa burri i plagosur në Malishevë ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile.
Sipas të dhënave të bëra të ditura nga QKUK-ja, gruaja ishte në javën e 34-të të shtatzënisë. Ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, pavarësisht masave reanimatore të ndërmarra nga ekipi kujdestar.
Burri i plagosur po trajtohet në QKUK, ndërsa gjendja e tij mbetet shumë e rëndë dhe jo stabile. Të dhënat për përditësimin shëndetësor lidhen me trajtimin e tij pas ngjarjes në Malishevë.