Pas shtetësisë së Kosovës, Dioguardi: Po përpiqemi të krijojmë një komb
Pas dorëzimit të dekretit për shtetësinë e Kosovës nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, Joe Dioguardi dhe Shirley Cloyes Dioguardi folën për rëndësinë e këtij vendimi dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.
Joe Dioguardi tha se, pas krijimit të shtetit të Kosovës, sfida e radhës është krijimi i një kombi të konsoliduar. Ai e përshkroi këtë proces si një përpjekje që tashmë është në zhvillim.
“Kaq e ndërlikuar ishte të krijohej një shtet i ri i quajtur Kosovë. Tani po përpiqemi të krijojmë një komb të ri të quajtur Kosovë. Ne nuk kemi nevojë vetëm për një shtet. Ne kemi nevojë për një komb dhe ky komb tani po sulmohet nga armiqtë e popullit shqiptar”, tha Dioguardi.