4.4 milionë euro për Objektin Ç në Skenderaj, nënshkruhet marrëveshja
Një marrëveshje në vlerë prej 4.4 milionë eurosh është nënshkruar për bashkëfinancimin e Objektit Ç në Skenderaj, projekt që u jep përparësi familjeve të dëshmorëve të kësaj komune.
Marrëveshja për Financimin e Programeve të Banimit është nënshkruar më 24 gusht 2026 nga Komuna e Skenderajt dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e udhëhequr nga ministrja në detyrë Fitore Pacolli.
Financimi i projektit është siguruar përmes një kredie nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës. Objekti Ç është pjesë e programit të Banimit Social Adekuat dhe synon të ofrojë zgjidhje banimi për familjet e dëshmorëve.
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se projekti lidhet edhe me përmbushjen e një obligimi institucional ndaj këtyre familjeve.