Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori
Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Prishtinë kanë paralajmëruar grevë nga 1 shtatori, për shkak të mos ekzekutimit të pagesave për muajin korrik.
Lajmin e ka bërë të ditur Jusuf Azemi, kryetar i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat në Kosovë.
Sipas njoftimit, pas diskutimeve me kryetarët e shoqatave është dakorduar që greva të nisë nëse pagesat nuk derdhen në llogaritë bankare të punëtorëve deri më 31 gusht 2026. “Kërkesa jonë është e qartë: puna e kryer duhet të paguhet”, thuhet në njoftim.