Gjykata shpall të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen në Gllogjan
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur të pafajshëm Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Rasti lidhet me ngjarjen e 26 nëntorit 2021, kur një autobus që po qarkullonte në Gllogjan u qëllua me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave mbetën të vrarë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, dhe dy nxënës 17-vjeçarë, të identifikuar me inicialet L.H. dhe G.M. Një person tjetër mbeti i plagosur rëndë.