Parafillorët në Prishtinë do të mësojnë katër orë nga 1 shtatori
Parafillorët në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë mësimi nga 1 shtatori. Koha ditore e qëndrimit në mësim do të rritet nga dy në katër orë.
Ndryshimin e ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, përmes një postimi në Facebook.
Sipas njoftimit, zgjatja e orarit prek fëmijët parafillorë në Prishtinë dhe do të zbatohet me nisjen e muajit shtator. Deri tani, orari i tyre ditor i mësimit ka qenë dy orë, ndërsa nga 1 shtatori do të jetë katër orë.