Mashtrimi me inteligjencë artificiale i kushton 100 mijë euro një 70-vjeçari në Tiranë
Një 70-vjeçar në Tiranë ka humbur 100 mijë euro pasi është mashtruar me ndihmën e inteligjencës artificiale. Rasti është zbuluar pas denoncimit të tij në polici.
Sipas Policisë së Tiranës, dy persona të arrestuar dhe një tjetër i shpallur në kërkim dyshohet se i janë prezantuar të moshuarit, përmes mesazheve, si persona të njohur të tij.
Policia ka bërë të ditur se hetimet po vijojnë për të zbardhur përfshirjen e të dyshuarve në skemë. Deri tani, autoritetet kanë konfirmuar arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të një personi tjetër, ndërsa viktima ka pësuar humbje prej 100 mijë eurosh.