Labinot Rexha aksidentohet në autostradë gjatë rrugës për Zvicër
Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka njoftuar se është aksidentuar me veturë gjatë udhëtimit drejt Zvicrës.
Përmes një InstaStory, Rexha tregoi se ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në autostradën në Kosovë. Sipas rrëfimit të tij, në rrugë ishin hedhur gurë, çka solli aksidentin gjatë udhëtimit.
Rexha bëri të ditur se vetura pësoi dëmtime, ndërsa ai dhe personat që ndodheshin me të shpëtuan pa pasoja të rënda. Ai tha se vetura është rregulluar dhe se udhëtimin drejt Zvicrës e kanë vazhduar përsëri.
Këngëtari ngriti gjithashtu dyshimin se edhe udhëtarë të tjerë mund të jenë përballur me të njëjtën situatë në atë pjesë të autostradës.