Foto: Irani fut 45 anije në listë të zezë dhe paralajmëron masa në Hormuz

Irani fut 45 anije në listë të zezë dhe paralajmëron masa në Hormuz

Irani ka futur në listë të zezë 45 anije që, sipas autoriteteve të tij, kanë shkelur rregullat për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit. Teherani paralajmëroi masa ndaj çdo anijeje që transferon mallra me to, duke shtuar presionin rreth kësaj rruge jetike ujore.

Anijet e përfshira në listë mund të gjobiten, të ndalohen dhe t’u konfiskohet malli. Këto masa janë bërë të ditura në një postim në rrjetin X nga Autoriteti Persik i Ngushticës së Gjirit, organ i themeluar nga Irani për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit.

Ngushtica e Hormuzit është në qendër të kërcënimeve të fundit të Iranit, i cili tha se do të ndërmarrë masa ndaj anijeve që nuk respektojnë rregullat e vendosura prej tij për kalim dhe transport mallrash.