Foto: Kosova importoi mbi 50 milionë euro mish brazilian në shtatë muaj

Kosova importoi mbi 50 milionë euro mish brazilian në shtatë muaj

Kosova ka importuar mbi 50 milionë euro mish gjedhi dhe pule nga Brazili vetëm gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, duke e bërë këtë shtet furnizuesin më të madh të tregut kosovar me këto produkte.

Zhvillimi vjen në kohën kur Bashkimi Evropian ka vendosur kufizime për një pjesë të eksporteve braziliane me origjinë shtazore. Masat do të hyjnë në fuqi nga 3 shtatori.

Kufizimet e reja prekin eksportet e mishit brazilian drejt Bashkimit Evropian, ndërsa të dhënat për importet e Kosovës tregojnë peshën e këtij furnizuesi në tregun vendor. Në shtatë muaj, vlera e mishit të gjedhit dhe të pulës të ardhur nga Brazili ka kaluar shifrën prej 50 milionë eurosh.