Foto: 27-vjeçari gjendet i plagosur me armë në gjoks në Vitomiricë

27-vjeçari gjendet i plagosur me armë në gjoks në Vitomiricë

Një 27-vjeçar është gjetur i plagosur me armë zjarri në gjoks në Vitomiricë të Pejës, në një rast rrethanat e të cilit ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Ngjarja është regjistruar pasditen e së dielës në këtë fshat të Pejës. Personi i përfshirë në rast është identifikuar me inicialin A.

Gjatë veprimeve në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur armën që lidhet me rastin, si dhe 11 fishekë në një kombi.

Derisa 27-vjeçari është gjetur me plagë në pjesën e gjoksit, mënyra se si ka ndodhur incidenti mbetet ende e pasqaruar.