E mitura bie nga kati i gjashtë në Pejë, transferohet në QKUK
Një e mitur është lënduar pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një banese në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë. Pas incidentit, ajo është dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur rreth orës 00:50, ndërsa Policia është njoftuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se e mitura fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë.