Foto: Aktakuzë ndaj 21 serbëve për krimet e luftës në Reçak

Aktakuzë ndaj 21 serbëve për krimet e luftës në Reçak

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare në Reçak, më 15 janar 1999.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, të përshkruar si pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, dyshohet se në bashkëkryerje morën pjesë në një operacion gjatë të cilit u vranë 42 civilë të Reçakut.

Prokuroria pretendon se pas ngjarjeve në Reçak u dëbuan rreth 20 mijë persona. Aktakuza është ngritur ndaj 21 të akuzuarve, ndërsa pretendimet për veprimet e tyre lidhen me krime lufte kundër popullsisë civile.