PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave për funksionet e dyfishta
Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje për ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ekzekutive dhe mandateve të deputetëve.
Kallëzimi është dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. PDK-ja kërkon që çështja të trajtohet nga organet e drejtësisë, lidhur me mbajtjen e këtyre pozitave të dyfishta.
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se nevojitet ndërhyrja e Prokurorisë për të mundësuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të legjislacionit në fuqi.