Foto: Sot pritet të caktohet subvencionimi për tekstet shkollore

Sot pritet të caktohet subvencionimi për tekstet shkollore

Vlera e subvencionimit për tekstet shkollore pritet të caktohet brenda ditës. Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrullah Çeku, ka deklaruar se negociatat me shtëpitë botuese për çmimet e teksteve janë drejt përfundimit.

“Tashmë jemi krejt në fund të negociimit”, ka thënë Çeku, duke shtuar se synimi është që përcaktimi i vlerës së subvencionimit për prindërit të përmbyllet gjatë ditës.

Çështja e subvencionimit lidhet me çmimet e teksteve shkollore, të cilat janë pjesë e negociatave mes ministrisë dhe shtëpive botuese. Shuma që do t’u ndahet prindërve pritet të bëhet e ditur pas përfundimit të këtij procesi.