Nis zyrtarisht ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë
Ka nisur zyrtarisht ndërtimi i fazës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë, projekt që synon të përmirësojë lidhjen rrugore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Ceremonia e vendosjes së gurthemelit u zhvillua të mërkurën në Shkup. Në të morën pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, si dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami.
Autostrada Shkup-Bllacë është paraqitur si një projekt që do ta përmirësojë lidhjen rrugore të Kosovës me Shkupin. Nisja zyrtare e punimeve shënon kalimin e projektit në fazën e dytë të ndërtimit.