I dyshuari 17-vjeçar ndalohet për 24 orë pas vrasjes në Prizren
Një 14-vjeçar ka humbur jetën në Prizren, pasi është therur me thikë, ndërsa për rastin është ndaluar për 24 orë një 17-vjeçar me inicialet E.H.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 27 gushtit. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, Policia e ka pranuar informatën për incidentin rreth orës 23:45.
Patrulla policore ka dalë në vendngjarje, ku ka hasur ekipin e Emergjencës duke i dhënë ndihmën e parë të miturit. I lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 14-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Ndërkohë, 17-vjeçari me inicialet E.H. është ndaluar për 24 orë në lidhje me rastin.