Policia realizon dy ekstradime, një person dërgohet në Shqipëri
Policia e Kosovës ka realizuar dy ekstradime në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë dhe Zvicrës. Një person është dërguar nga Kosova në Shqipëri, ndërsa një shtetas kosovar është sjellë nga Zvicra në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 27 gusht 2026, shtetasi kosovar H.M. është ekstraduar nga Kosova në Shqipëri. Ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë shqiptare për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Ekstradimi i H.M. është realizuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, ku ai iu dorëzua autoriteteve shqiptare për procedura të mëtejshme ligjore. Ndërkaq, më 28 gusht 2026, nga Zvicra në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar P.S., i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.