Plumbi përfundon në dritaren e një shtëpie në Hajvali
Një predhë e shkrepur nga një armë zjarri ka përfunduar në dritaren e një shtëpie në Hajvali të Prishtinës, në një rast që ende mbetet i mbështjellë me pikëpyetje.
Familjarët nuk ndodheshin në shtëpi kur dyshohet se ka ndodhur incidenti. Ata u kthyen pas tri ditësh dhe në njërën prej dritareve gjetën predhën, ndërsa një dëshmitar kishte dëgjuar të shtëna.
Për momentin nuk dihet kush ka qëlluar, nga çfarë arme është shkrepur plumbi dhe nëse shtëpia ishte cak i qëllimshëm. Rrethanat e rastit mbeten të pazbardhura.