Foto: Uji kthehet i turbullt në Kodrën e Trimave, banorja ngre shqetësimin

Uji kthehet i turbullt në Kodrën e Trimave, banorja ngre shqetësimin

Një banore e lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë ka ngritur shqetësime për cilësinë e ujit të pijshëm. Ajo ka dërguar pamje ku uji shihet me ngjyrë të turbullt dhe ka thënë se kjo gjendje përsëritet pasi ndërpritet furnizimi.

“Çdo herë që vjen uji, është kështu”, ka deklaruar banorja, duke sqaruar se turbullira shfaqet pas rikthimit të furnizimit me ujë.

Sipas saj, banorët nuk kanë marrë njoftim nëse uji nuk është i pijshëm apo ndonjë paralajmërim tjetër lidhur me cilësinë e tij. Në ankesë kërkohen sqarime për arsyen e turbullirës dhe nëse uji mund të përdoret për konsum.